Lajme
Italia, drejt gjendjes së jashtëzakonshme
Moti ekstrem me 6 viktima në Itali, qeveria pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme
Qeveria italiane pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e motit ekstrem dhe humbjen e 6 jetëve, përcjell albinfo.ch.
Në një ditë të vetme, në Siçili, Kalabri e Sardenjë vdiqën 5 persona, një punëtor (me kontratë të pasigurt) i angazhuar në operacionet e shuarjes së zjarrit dhe katër të moshuar.
Nga zjarret ka pasur edhe shumë të plagosur. Në Palermo dy punonjës të pylltarisë, gjithashtu duke luftuar me shuarjen e flakëve dhe në fund të turneve rraskapitëse, përfunduan në terapi intensive.
77-vjeçari Salvatore Cometa dhe partnerja e tij 75-vjeçare Teresa Monastero u bllokuan në shtëpinë e tyre të pushimit në Cinisi në zonën e Palermos, ku kaluan fundjavat dhe pushimet verore. Kur zjarri shpërtheu në mes të natës në malet në kufi me aeroportin Falcone-Borsellino, ata nuk patën kohë për të shpëtuar.
Pesëqind metrat mes flakëve dhe shtëpisë së tyre u kthyen në hi në pak çaste. Vetëm dje në mëngjes policia bashkiake zbuloi trupat brenda shtëpisë gjatë operacioneve për pastrimin e zonës së shkatërruar nga zjarri: dy të moshuarit u gjetën pranë njëri-tjetrit, si të dorëzuar për faktin se nuk kishin më shpresë.
Edhe ditën e djeshme për shkak të stuhive ndërroi jetë një 16-vjeçare në Milano. Ajo ishte duke fjetur gjumë në një kamping dhe vdiq pasi i ra një pemë mbi kokë. Miqtë e saj u tronditën nga tragjedia.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?