Lajme
Vaksina mund të jetë në dispozicion përpara shtatorit
Kompania italiane Advent-Irbm, në bashkëpunim me Institutin Jenner të Universitetit të Oksfordit, ka zhvilluar një vaksinë, testet për të cilën pritet të bëhen në 550 vullnetarë në fund të prillit.
Një informatë të tillë e ka konfirmuar shefi ekzekutiv i kompanisë italiane, Piero Di Lorenzo, duke u shprehur se “do tentojnë ta vendosin në dispozicion përpara shtatorit, për të vaksinuar punonjësit e kujdesit shëndetësor”, raporton la Repubblica.
“Në fund të muajit prill, në sajë të të dhënave të marra javët e fundit, ngarkesat e para të vaksinës të zhvilluar nga Advent-Irbm dhe Instituti Jenner i Universitetit të Oksfordit do të largohet nga Pomezia për në Angli, ku do të fillojnë testet e përshpejtuara në mbi 550 vullnetarë në gjendje të rregullt shëndetësore”, deklaroi Di Lorenzo.
Di Lorenzo njofton se “negociatat për huadhënie të konsiderueshme me një grup investitorësh ndërkombëtarë dhe qeveri të ndryshme të interesuara për të shpejtuar më tej zhvillimin dhe prodhimin industrial të vaksinës tani është në fazën përfundimtare”.
“U vendos që të shkohet direkt në fazën e provës klinike te njerëzit, në Angli”, shpjegon Di Lorenzo për ANSA, “sepse vaksina kishte jotoksiciteti dhe efikasitet në rezultatet laboratorike”.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës