Feja
Italia dëbon imamin kosovar të dyshuar për radikalizëm islam
Imami kosovar i moshës 39 vjeçare kishte rënë në sy me propagandën e tij radikale islamike
Italia ka dëbuar nga vendi një imam kosovar, të fajësuar për rrezikim të sigurisë nacionale. Imami i moshës 39 vjeçare kishte rënë në sy me propagandën e tij radikale islamike, shkruan diepresse.at duke iu referuar lajmit nga agjencia italiane e lajmeve Ansa.
Lajmin për dëbimin e tij e ka kumtuar sot Ministria e Brendshme e Italisë. Personi i dyshuar ishte me qëndrim në provincën e Lombardisë, në Lecco. Ai jetonte nga viti 2008 në Itali ndërsa kishte kërkuar një leje qëndrimi në Gjermani, ku synonte të punonte si imam në një qendër kulturore të atjeshme.
Por, autoritetet gjermane tashmë e kishin kthyer mbrapsht kosovarin, sapo ai kishte aterruar në Aeroportin e Këlnit, transmeton albinfo.ch. Arsyeja e dëbimit nga Gjermania ishte se ai ishte përgjegjës për rekrutimin e luftëtarëve të ISIS-it, njofton policia italiane.
Një gjyqtare në Milano ndërkohë ka dënuar me tre vjet burg një sirian të akuzuar për përhapje të propagandës fundamentaliste. Ai qe arrestuar në vitin 2016, pak para se të udhëtonte për në Siri ku planifikonte t`i bashkohej ISIS-it.
Italia ka treguar një qëndrim rigoroz ndaj të dyshuarve për islamizëm ekstrem. Nga viti 2015 ajo ka dëbuar rreth 200 persona të kësaj kategorie
E-Diaspora
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce Pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur "Si fëmijë të migrantëve nga Kosova, ne u përballëm herët me pyetjen se çfarë do të...
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?