Lajme
Italia bën thirrje për formimin e ushtrisë së Bashkimit Evropian
Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të formojë ushtrinë e vet të kombinuar që mund të luajë një rol në ruajtjen e paqes dhe parandalimin e konflikteve.
“Nëse duam të jemi paqeruajtës në botë, na duhet një ushtri evropiane. Ky është një parakusht themelor për të pasur një politikë të jashtme efektive evropiane. Në një botë me lojtarë të fuqishëm si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, India, Rusia me kriza nga Lindja e Mesme deri në Indo-Paqësorin qytetarët italianë, gjermanë, francezë apo sllovenë mund të mbrohen vetëm nga diçka që tashmë ekziston, gjegjësisht Bashkimi Evropian”, tha ai për La Stampa.
Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të përmirësojë udhëheqjen dhe të ketë një presidencë të vetme, në vend të strukturës aktuale të një presidenti të Këshillit Evropian dhe një presidenti të Komisionit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor