Lajme

Italia arreston 2 të dyshuar për terrorizëm, kërcënuan edhe kryeministren Meloni

Policia italiane ka arrestuar në qytetin e Milanos dy persona me akuzën si të dyshuar për terrorizëm.

Dy personat, një shtetas egjiptian dhe një shtetas italian, me origjinë egjiptiane, akuzohen për qëllime terrorizmi dhe nxitje të një shoqërie kriminale me qëllim terrorizmin.

Operacioni antiterror u koordinua nga prefektura e Milanos dhe përfshiu edhe njësi speciale të policisë italiane të sigurisë.

”Dy personat akuzohen për shpërndarje aktive të propagandës së Shtetit Islamik në internet dhe për kontribut në financimin e milicisë terroriste”, deklaroi Zyra e Prokurorit Publik të Milanos.

Ata dyshohet se kanë kërcënuar personalisht edhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Ashtu si vendet e tjera evropiane, Italia ka forcuar masivisht masat e sigurisë pas sulmit ndaj Izraelit nga organizata islamike palestineze Hamas.