Lajme
Itali: Shqiptari kapet me 400 mijë euro të fshehura

Është bërë e ditur se një shqiptar është arrestuar nga policia e Napolit në Itali, pasi iu gjetën 400 mijë euro të fshehur në sediljet e pasme të automjetit të tij të modifikuar, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se sipas hetimeve të autoriteteve italiane, shuma e parave vinte nga trafiku i shitjes së drogës për llogari të një organizate trafikantësh.
Korrieri shqiptar po e transportonte vlerën monetare në një vend të sigurt për t’u përdorur më pas në aktivitetin kriminal e sistemin e riciklimit të parave të pista.
Gjithashtu financa e Napolit ka sekuestruar 17 kg kokainë e konfeksionuar në 15 pako e 20 kg cigare kontrabandë nga Luksemburgu të fshehura në një automjet që udhëtonte nga Holanda.
Automjeti drejtohej nga një qytetar italian nga Napoli, i cili është vënë në masë arresti. Kokaina e sekuestruar do të sillte nje përfitim tregu prej 5 milionë eurosh.
Rtv Ora ka kontaktuar me autoritetet e Finanzës se Napolit, të cilët janë shprehur se hetimet janë në zhvillim e ende nuk ka prova nëse ka lidhje mes korrierit shqiptar e kokainës së sekuestruar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë Zgjedhje lokale 2025, Gjenevë ...
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
-
Vjenë: Sonte promovohet libri ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’
-
Erzë Dinarama do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venecia 2025
Jeta në Zvicër
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë Zgjedhje lokale 2025, Gjenevë ...
-
Zvicër: Rritja e popullsisë nga migracioni, nxit debat
-
Zvicra me ligj synon të rrisë shpejtësinë e internetit në vend
-
Kantonet, të pakënaqura me masat e kursimit të planifikuara nga Këshilli Federal
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino