Lajme
Itali: Shpërthim i fuqishëm në hidrocentral
Në shpërthimin e fuqishëm që është regjistruar pasditen e së martë në një hidrocentral në liqenin artificial të Suvianas në Itali, kanë mbetur së paku tre të vdekur teksa 7 të tjerë janë shpallur të humbur.
Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe ato të kërkim shpëtimit kanë shkuar menjëherë në zonën ku ndodhi ngjarja dhe po punojnë për gjetjen e personave të tjerë që ndodheshin duke punuar në hidrocentral në momentin kur ndodhi shpërthimi.
Sipas raportimeve, shpërthimi ka ndodhur nën nivelin e ujit, gjë që mund të ketë amortizuar dhe forcën e valës goditës, teksa zjarrfikësit e kanë shumë të vështirë të futen në katet e poshtme të centralit.
Paraprakisht, kryebashkiaku i Camugnano, Marco Masinara raporton se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një defekti që ka pasur njëra prej turbinave të hidrocentralit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona Anëtarët e Forcave të Armatosura të Zvicrës do të marrin vetëm një uniformë të veçantë fustani...
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve