Lajme
Itali: Shpërthen fabrika e fishekzjarreve, humbin jeten 2 motra dhe një 18-vjeçar shqiptar
Humbin jetën në ditën e parë të punës 2 motra shqiptare dhe një 18-vjeçar në shtetin italian
Raportohet një 18-vjeçar shqiptar dhe dy motra kanë mbetur të vdekur pas një ngjarjeje të rëndë që ka ndodhur në Napoli të Italisë, transmeton albinfo.ch.
Referuar mediave italiane, një fabrikë ilegale fishekzjarresh, ku ndodheshin tre të rinjtë, ka shpërthyer më 18 nëntor, rreth orës 15:00, në Ercolano, një qendër e populluar.
Mësohet se të rinjtë kishin filluar punën atë ditë në atë fabrikë, një aktivitet i paligjshëm, që ishte ngritur ditët e fundit.
Zhurma nga shpërthimi u ndje edhe në disa komuna të zonës Vezuviane, ngjitur me qytetin e Ercolano.
Kryebashkiaku Ciro Buonajuto konfirmoi se aktiviteti ishte i paligjshëm, ndërsa nuk është marrë asnjë kërkesë nga Bashkia apo organe të tjera për fillimin e aktivitetit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari 26-vjeçar është hedhur nga kati i 10-të i një pallati Humb jetën i riu shqiptar, rrethanat e ngjarjes mbeten ende të dyshimta...
-
Një artiste shqiptare nga Islanda do të prezantojë ekspozitën e saj “Creeps & Mood Swings”
-
Ariana Jashari, talentja nga diaspora në fushën e muzikës
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
Jeta në Zvicër
-
A mund të marr ndihmë financiare në Zvicër nëse kam vështirësi për të paguar faturat? Banorët e huaj, të cilët kanë vështirësi, a mund të arrijnë të njëjtën ndihmë financiare nga...
-
Gjërat kryesore që duhet të keni parasysh kur krahasoni tarifat e sigurimit shëndetësor zviceran
-
SBB dëshiron të ridizajnojë vagonët e saj për të përmbushur më mirë nevojat e pasagjerëve
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’