Lajme
Itali: Protesta kundër vaksinimit
Policia italiane përdori topa uji dhe gaz lotsjellës ditën e shtunë, për të zmbrapsur disa qindra njerëzit, mes të cilëve aktivistë pro-fashizmit, që po protestonin në Romë kundër një urdhri të qeverisë që e bën Lejen e Gjelbër anti-COVID të detyrueshme për të gjithë punëtorët.
Një grup protestuesish u përpoqën të përçanin kordonët e policisë për të arritur zyrën e kryeministrit Mario Draghi, ndërsa një tjetër u përpoq të hapte rrugën drejt selisë së sindikatës së punëtorëve, CGIL.
Protesta erdhi disa ditë përpara se Italia të bëhet vendi i parë në Evropë që detyron të gjithë punëtorët të kenë Lejen e Gjelbër, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Leja në fjalë, që në formë digjitale apo në letër tregon nëse dikush ka marrë të paktën një dozë vaksine, ka rezultuar negativ, ose së fundmi ka kaluar virusin, ishte planifikuar fillimisht të përdorej për të lehtësuar udhëtimin mes shteteve të Bashkimit Evropian./euronews
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim