Lajme
Itali: Nis edicioni i tetë i “Albania International Guitar Festival”
Java e Kulturës Italiane
Albania International Guitar Festival e hapi mbrëmë siparin e edicionit të tetë, duke vijuar me aktivitete të shumta përgjatë gjithë muajit, përcjell albinfo.ch.
Festivali u hap me artistin italian, Roberto Tascini, koncerti i të cilit u zhvillua në Liceun Artistik, salla “Tonin Harapi”, në kuadër të Javës së Kulturës Italiane në Shqipëri. Prej më shumë se 20 vjetësh ai interpreton si solist, solist me orkestër dhe në ansambël (EONGuitarQuartet, DuoPorto), në më shumë se 300 koncerte në 20 vende të ndryshme.
Diplomuar në Universitetin e Bolonjës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, si dhe në kitarë dhe arsim muzikor, Tascini në vitin 2005 u bë “Mjeshtër i Artit” në kitarë, duke arritur shkëlqyeshëm “Konzertdiplom” në Musikhochschule në Luzern-Zvicër. Aktualisht është profesor i kitarës në Konservatorin G.Rossini në Pesaro-Itali.
Do të jenë gjithsej tetë artistë ndërkombëtarë nga Italia, Austria, Gjermania, Spanja dhe Holanda të cilët do të zhvillojnë koncerte në Tiranë, Berat, Rubik e Shkodër. Masterclass-e, workshop-e dhe aktivitete të tjera do të organizohen nga artistët e ftuar.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato? Disa pjesë të Zvicrës kanë kooperativa banimi që ofrojnë qira më të përballueshme...
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër