Lajme
Itali: Nesër hyn në fuqi detyrimi për certifikatën e vaksinimit, frikë nga kaosi
Italia në alarm, për atë që mund të rezultojë një e premte e zezë.
Numërimi mbrapsht ka nisur tashmë për 15 tetorin, kur certifikata shëndetësore apo “green pass” do të bëhet e detyrueshme për miliona punonjës në sektorin publik e privat.
Vendi kërcënohet nga kaosi, ndërsa punonjësit e porteve kanë paralajmëruar se do të hynjë në grevë të përgjithshme nëse nuk tërhiqet apo shtyhet vendimi, që kushtëzon qasjen në punë me dëshminë e vaksinës apo testit negativ të Covid-19.
Megjithatë, zëra nga përfaqësuesit e punonjësve portuale pohojnë se janë të gatshëm të negociojnë dhe se mund të pranonin edhe një shtyrje të masës deri në fund të tetorit.
Sakaq, kryeministri Mario Draghi ka zhvilluar takime me krerë të sindikatave, që kërkojnë ulje të çmimit të tamponëve. Kjo do të lejonte kompanitë të merrnin përsipër kostot e testimit të punonjësve që nuk janë të vaksinuar, raporton A2news.
Qeveria e Mario Draghit miratoi në mesin e shtatorit disa prej masave më strikte kundër koronavirusit në botë, duke e bërë të detyrueshme për të gjithë punonjësit të tregojnë provën e vaksinimit, testit negativ dhe shërimit nga sëmundja.
Mbi 80 për qind e italianëve mbi 12 vjeç janë të vaksinuar, e megjithatë, në prag të skadimit të afatit më 15 tetorit, nxitja e skeptikëve për t’u vaksinuar nuk është materializuar siç shpresohej.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim