Lajme

Itali: Mbytet në lumë 17-vjeçari shqiptar

Një 17-vjeçar është mbytur në lumin Chiusella në Itali, transmeton albinfo.ch, duke iu referuar mediave italiane.

Sipas sky24.it, i mituri që ka humbur jetën është me origjinë shqiptare, por banonte në Settimo Torinese.

Tutje, në lajm thuhet se ai kishte shkuar në lumë së bashku me tre miq. Ai kishte hyrë në lumë, por nuk kishte arritur të dilte i gjallë më.

Ekipet e zhytësve nxorën trupin e pajetë, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar.