Lajme
Itali: Humb jetën 34-vjeçari shqiptar, qëllohet me plumb në kokë

Policia italiane ka bërë të ditur se një shqiptar është gjetur i pajetë në Itali, në një rrugë të izoluar në qytetin e Isola Rizza, në zonën e Veronës, pranë një ferme.
Mediat italiane raportojnë viktima është me inicialet E. K., 34 vjeç, i cili u gjet i qëlluar me plumb në kokë.
Po ashtu, thuhet se viktima është qëlluar me dy qitje pas kokës në parkimin e një restoranti agro-turizmi dhe më pas është parë që një makinë të largohej me shpejtësi nga vendngjarja. Gjithashtu bëhet me dije se viktima kishte precedent penal për trafik droge, transmeton vizionplus.
E nga ana e policisë thuhet se me siguri që i riu shqiptar është qëlluar nga afër. Nuk dihet nëse vrasja është bërë për larje hesapesh për trafik droge, ndërsa kjo pistë po hetohet.
Ndërkohë autoritetet italiane po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët