Lajme

Hapet një tjetër shkollë shqipe në Merano të Italisë

Një numër i madh i nxënësve shqiptarë, në Itali, ndjekin mësimet e gjuhës shqipe.

Mësuese Dhurata Tusha prej vitesh jep kontributin e saj në ruajtjen dhe trashëgiminë e gjuhës shqipe në Merano dhe zonat rreth saj.

Këtë vit Tusha ka qenë nismëtare për hapjen e shkollës së parë shqipe si pjesë e programit mësimor të shkollës në Merano, më datën 01 tetor 2021. Dita e parë e mësimit nisi me sloganin: Ruaje, mësoje, trashëgoje gjuhën. Gjuha është thesar.

Por, përveçse aktivitetit si mësuese, Dhurata Tusha është shumë aktive në komunitet. Vitin e kaluar mori pjesë në garën për këshilltar bashkiak, të cilën e humbi për pak vota, ndërsa më 10 tetor rikthehet të kandidojë sërish për të njëjtin pozicion këshilltare.