Koronavirusi: çast pas çasti

Itali: Bie numri i viktimave që regjistrohen brenda një dite

Sipas të dhënave nga autoritetet italiane, ky vend ka shënuar rënien e numrit të viktimave brenda një dite që nga 12 prilli.

Agjencia për Mbrojtjen Civile tha se numri i rasteve të reja mbetet stabil – me 3,491 të konfirmuara në 24 orët e fundit, krahasuar me 3,493 në 24-orëshin paraprak.

Numri i të vdekurve është rritur për 575 të premten, nga 525 sa ka qenë ditën paraprake.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Itali është 23,227, ndërsa i rasteve të konfirmuara 175,925.

Italia ka numrin më të madh të viktimave në Evropë, ndërsa pas saj vjen Spanja me 20,043.

Qytetet në Itali janë izoluar tash e sa javë, ndërsa më 14 prill, autoritetet kanë nisur me lehtësimin e masave të kufizimit, duke i lejuar disa kompani të rifillojnë operimet, përcjell Albinfo.ch