Lajme
Itali: Ambulanca përplaset me autobusin plot me fëmijë, 4 të vdekur
Raportohet se një përplasja e fortë midis një ambulance të Kryqit të Kuq që po transportonte një pacient të sëmurë dhe një autobusi që transportonte fëmijë, ka shkaktuar një tragjedi rrugore në Itali, përcjell albinfo.ch.
Katër janë viktimat nga aksidenti i ndodhur brenda tunelit në SS73 bis, ose e njohur si “rruga” midis Urbinos dhe Fermignano.
Mediat italiane raportojnë se ambulanca ka marrë flakë pas përplasjes kokë më kokë me autobusin dhe një re e dendur tymi pushtoi tunelin.
Katër viktimat në aksident janë të gjithë personat që ndodheshin në ambulancë. Bëhet fjalë për dy pjesëtarë të ekuipazhit, shoferin dhe personin që po transportohej.
Ambulanca e nisur nga Fossombrone drejt spitalit të Urbinos shkatërroi plotësisht pjesën e përparme të autobusit, në aksidentin që ndodhi rreth orës 16:00 në tunelin e Rrugës Shtetërore 73bis. Por, fatmirësisht nuk ka viktima në radhët e 30 fëmijëve të moshës 7 deri në 13 vjeç, që udhëtonin në bordin e autobusit të ardhur nga jugu i Marche.
Raportohet se ata janë të gjithë të sigurt, përfshirë edhe priftin që i shoqëronte dhe kanë arritur të shpëtojnë para se të shpërthejë zjarri. Famullitë kanë dërguar një autobus tjetër për të marrë djemtë, të cilët ende nuk janë kthyer në Grottammare.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes