Lajme
Isuf Tershani bart traditën nga Kosova në Austri
Atë e shohim në aktivitete kulturore të mërgatës shqiptare në Austri, ku luan me instrumente të vjetra shqiptare. z. Tershani flet për Albinfo.at
Duke ndjekur një kohë të gjatë pjesëmarrjen në shumë aktivitete të këtij artisti me instrumente që përdoren çdo herë e më pak, lindi shkasi për t`i bërë një vizitë Isuf Tershanit, në Knitelffeld të Staiermarkut në Austri dhe për të biseduar së afërmi me të.
Albinfo.at: Z. Tërshana, a mund të na thoni prej nga një dashuri e tillë për instrumentet e rralla muzikore?
I.Tershani: Njeriu në këtë botë ndikohet shumë nga rrethi në të cilin jeton dhe disa gjëra fillojnë të nguliten në mendje dhe shpirt. Edhe unë, si i ri isha i dashuruar pas instrumenteve popullore me të cilat fillova të merrem, dhe thjesht sot e asaj dite jam i pasionuar pas këtyre instrumenteve.
Albinfo.at: Cilat instrumente janë të preferuarat tuaja?
I.Tershani: Instrumentet frymore, që nga fyelli, kavalli, gajdja etj. Fillova që në fëmijëri dhe vazhdoj edhe sot me të njëjtën dashuri të luaj me to e disa edhe i bëj vet.
Albinfo.at: Cilat instrumente i bëni vetë?
I.Tershani: Zakonisht këto që janë më të thjeshta si: fyellin dhe kavallin që kanë forma dhe gjatësi të ndryshme, varësisht nga nevoja. Tani, kam mbi 80 copë në koleksionim tim dhe disa ua dhuroj edhe miqve.
Albinfo.at: Shpesh ju kemi shikuar edhe në manifestime të ndryshme duke interpretuar, kush ju fton zakonisht ?
I.Tershani: Në përgjithësi, shoqatat e ndryshme dhe varësisht nga natyra e manifestimit luaj me instrumente të ndryshme. Dua të theksoj se ajo çfarë ka qenë shumë interesante, ishte loja me kavall gjatë një ore letrare në Kapfenberg ku luaja në prapavijë gjatë leximit të punimeve, ku u krijua vërtetë një atmosferë e bukur. Aty, kishte edhe austriakë të cilët u interesuan për instrumentin dhe mënyrën e interpretimit.
Albinfo.at: Sa përdoren instrumentet, si gajdja, nga instrumentistët shqiptarë në Austri?
I.Tershani: Unë nuk njoh ndonjë, së paku nuk më ka rënë të shikoj në ndonjë manifestim, por ndoshta edhe ka.
Albinfo.at: Çfarë mund të na thoni në fund për vazhdimin e traditës së këtyre instrumenteve ?
I.Tershani: Është mirë që të rinjtë të luajnë edhe me këto instrumente, duke pasur parasysh se ekziston një repertor i pasur i këngëve dhe valleve që interpretohen me këto instrumente, duke ruajtur dhe përditësuar traditën nga e kaluara. “E ardhmja nuk duhet të krijohet duke shkelur mbi të kaluarën”.
Bisedën me Isuf Tershanin e mbyllëm në një kënd të shoqatës “Dardania”, ku ishin të ekspozuara veshje dhe gjësende kombëtare nga aktivistët dhe vetë Isufi, që është anëtar i kësaj shoqate.
P.s: Artikulli fillimisht është botuar në revistën albinfo.at
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?