Integrimi
Isuf Sherifi: Të bëhemi bashkë kundër “Iniciativës për dëbimin e të huajve”
Albinfo.ch, në prag të votimit për "Inicativën për zbatim..." ka marrë qëndrimet nga përfaqësues shqiptarë të palëve kundërshtare: Isuf Sherifi, kandidat i SP/PS për Parlamentin e Kantonit St. Gallen dhe Ambroz Rrustemi, kandidat i SVP/UDC-së në po këtë kanton
Isuf Sherifi, bën pjesë në zonën elekorale të St. Gallenit dhe si socialdemokrat kërkon të futet në Parlamentin e Kantonit, në zgjedhjet që mbahen më 28 shkurt.
Sherifi ka marrë mbështetje të fuqishme elektorale nga migrantët shqiptarë të St. Gallenit me rrethinë.
Në hapje të fushatës së tij dhe të Jona Xhemajlit, ku ka qenë dhe albinfo.ch, nuk ka mjaftuar hapësira e sallës së restorantit Adler për të gjithë të interesuarit.
Kandidati Isuf Sherifi shquhet me angazhimin e tij politik në organizimin e fushatës zgjedhore fillimisht për shqiptaro-zviceranin Etrit Hasler, sot deputet kantonal dhe së fundi për kandidatin Arbër Bullakaj, fushatë kjo që nga vetë strukturat më të larta partiake është vlerësuar si fushata më e mirë e organizuar në mbështetje të socialdemokratëve.
Sherifi ka mbi dhjetë vite që është i angazhuar në partinë politike SP/PS.
Angazhimi i tij politik ka të bëjë me mirëqenien sociale për të gjithë.
Poeti dhe publicisti i njohur Isuf Sherifi është punëtor kantonal. Ai punon si ekspert i migracionit në kuadër të sistemimit të refugjatëve të ardhur në Zvicër.
Ai është poziciunuar qartë në secilën iniciativë partiake e me gjerë. Sherifi e vlerëson Partinë Socialdemokrate si një parti që lufton për të gjithë qytetarët dhe jo vetëm për të privilegjuarit. Ne, shprehe ai për albinfo.ch “i themi po një Zvicre të bashkuar dhe jo një Zvicre të ndarë e kundër njëri-tjetrit”.
Angazhimi i tij politik prek temat si: arsimi, ambienti, energjia, shendetësia, familja, financat, migracioni dhe qasja e Zvicrës ndaj Evropës.
Isuf Sherifi, ka prejardhjen nga Tetova, jeton me gruan dhe dy fëmijët në Wittenbach të St. Gallenit.
Në një letër emocionuese që ai ia ka dërguar redaksisë për botim, e të cilën ua drejton miqve të tij nga qyteti dhe regjoni ku jeton si dhe të gjithë të tjerëve, ai shfaq brengën e tij për iniciativat diskriminuese që ndajnë qytetarët në kategori të dorës së parë dhe të tjerë.
Letër miqve të mi
Siç jeni të informuar, Partia Socialdemokrate në Kantonin St. Gallen, – Zona St. Gallen, në garën politike për 120 ulëse të Parlamentit Kantonal, më ka ofruar një vend edhe mua në listë, kjo si rrjedhojë e angazhimit tim shumëvjeçar në këtë parti.
Sukseset tona si komunitet në St. Gallen, çmohen shumë nga ky subjekt, dhe kandidimi im është edhe një mundësi thellimi i bashkëpunimit tonë të mëtejmë në fusha të veçanta me interes të përgjithshëm.
Gjendja politike dhe ekonomike e të huajve, migrantëve në përgjithësi, kërkonë angazhim të theksuar të të gjitha forcave politike, që të DREJTAT dhe MIRËQENIEN e NJERIUT i kanë në fokus të parë, dhe jo përkatësinë racore, etnike apo fetare.
Jetojmë në një kohë kur froca të ndryshme politke, të huajtë në Zvicër i trajtojnë, apo tentojnë t`i trajtojnë, si qytetarë të rendit të dytë, apo edhe të tretë.
Iniciativa e SVP e njohur në opinion si „Durchsetzungsinitiative“ , në vetvete ngërrthen ksenofobinë e zërave ekstrem brenda kësaj partie, që mua personalisht më shpien në historinë politike të viteve 30 – ta të shekullit të kaluar, në Gjermani.
Forca jo të shumta politike, janë pozicionuar KUNDËR kësaj iniciative, por, kohëve të fundit, edhe zëra brenda SVP – së po pozicionohen KUNDËR. Ky diskurs politk, na jep të drejtë të mendojmë se kjo iniciativë është përpiluar shpejt e shpejtë, dhe qëllim parësor ka denigrimin dhe „eliminimin“ e të huajve në Zvicër, duke tentuar që të mirat e mëdha dhe të keqijat e vogla të të huajve t`i fusin në një thes.
Kjo iniciativë e zhbën shtetin e së drejtës, shtetin ligjor, dhe e shpie drejt anarkisë ligjore me përmasa katastrofale për të huajtë.
Ju ftoj që së bashku të angazhohemi që të parandalojmë rrëshqitjen e Zvicrës drejt kaosit modern me përmbajtje mesjetare. Nëse nuk angazhohemi seriozisht, e keqja mund ta mund të mirën, dhe me këtë të jemi vazhdimisht nën thjerrëzën e ligjeve antinjerëzore.
Për këtë Ju ftoj që më 28. Shkurt t`i thuhet JO kësaj inciaitive. Unë, me grupin e kandidatëve që po garojmë për Parlamentin Kantonal, do të bëjmë ç `mos që sa më shumë të jemi pranë Jush dhe me Ju, që bashkërisht të TRIUMFOJMË.
Për të triumfuar duhet SENSIBILIZIM dhe MOBILIZIM i përgjithshëm i yni. Mirë se vini në udhëtimin e përbashkët!”, përfundon letra e Isuf Sherifit, Kandidat i Partisë Socialdemokratike për Parlamentin Kantonal, Lista 9 – Numri Rendor 29.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë Gjykata ka konfirmuar se prifti ishte treguar naiv, nisur nga vetë misioni i tij, por se...
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa
-
Zvicra përpiqet të tërheqë sa më shumë milionerë