Literaturë
Ismail Kadare propozohet për Çmimin Nobel 2020
Qendra Kombëtare e Leximit të Librit (QKLL), në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë kanë organizuar këtë të martë tryezën e debatit “Kadare dhe letrat shqipe”, me rastin e 84-vjetorit të lindjes së gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare.
Aktiviteti u hap nga drejtuesja e QKLL, Alda Bardhyli, për të vijuar me kryetarin e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.
Gjatë fjalës së tij, Gjinushi bëri të ditur se Akademia i ka drejtuar një letër Akademisë Mbretërore të Shkencave së Suedisë dhe ka ripropozuar Kadarenë për çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2020.
Të pranishëm në aktivitet ishin personalitete dhe figura të ndryshme, si: Pirro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare; Persida Asllani, pedagoge në Universitetin e Tiranës; Diana Çuli, shkrimtare; anëtarë të Kryesisë së ASH, zëvendëskryetari akad. Vasil S. Tole dhe sekretari shkencor akad. as. Shaban Sinani.
Ata përshëndetën aktivitetin, i pari i kësaj natyre, organizuar nga QKLL, si dhe vlerësuan kontributin e këtij gjigandi të letërsisë shqipe.
E-Diaspora
-
19 vjet burg dhe 15 vjet dëbim për kosovarin që vrau nusen e të birit Duke i shqiptuar 19 vjet burgim, vendimi i gjykatës penale të Baselland është shumë më i...
-
Hapet edhe një pikë shkollore në Kantonin e Cyrihut
-
Naim Selmonaj shpalos përjetimet e tij përmes skulpturës
-
Thyen heshtjen Sanija Ameti: “Më vjen turp”
-
Pasdite festive në Vjenë për nder të Krishtlindjes
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çfarë do të ndryshojë në vitin 2025 për trafikun rrugor Disa masa të reja do të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm, duke përfshirë autorizimin e...
-
Léman Express tani 24/7
-
Zvicër: Rihapet teleferiku më i pjerrët në botë
-
19 vjet burg dhe 15 vjet dëbim për kosovarin që vrau nusen e të birit
-
Hapet faza e parë për sigurimin e një bilete për Eurovizion