Literaturë

Ismail Kadare fiton çmimin ndërkombëtar “Neustadt” për letërsi

Mbrëmë revista për letërsi dhe kulturë e Universitetit të Oklahomas ka njoftuar se shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, ka fituar çmimin ndërkombëtar Neustadt për letërsinë.

Ky është i pari çmim ndërkombëtar për letërsinë e kësaj kategorie, që e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara dhe është një nga të paktët çmime ndërkombëtare, për të cilat kanë të drejtë të konkurrojnë njëkohësisht poetë, romancierë, skenaristë dhe dramaturgë.

Në faqen zyrtare të “Neustadt Prize” thuhet:

“Kadare është një romancier, poet, eseist dhe dramaturg shqiptar , i cili ka shkruar disa vepra të mëdha”, ishte shkrimi në faqen zyrtare të “Neustadt Prize”.

Po ashtu sipas “Neustadt Prize”, Kadare është një kampion i demokracisë ndërkombëtare dhe në 1990 kaloi në azil politik në Francë. Ai ka shkruar: “Unë u njoha me letërsinë para se ta njihja lirinë, kështu që ishte letërsia që më çoi drejt lirisë, jo anasjelltas. Besimi në letërsi dhe procesi krijues sjell përsosmëri”.

Fituesi i “Neustadt Prize” shpërblehet me 50,000 $ një pendë shqiponje prej argjendi dhe certifikatën e çmimit, përcjell albinfo.ch.