Lajme

Islanda me ligjet e saj strikte, ia doli t’i largojë të rinjët nga droga, duhani dhe alkooli

përqindja e të rinjëve islandezë mes moshes 14 deri 16 vjeç që konsumonin alkoolin, drogën dhe duhanin, ka rënë dukshëm

Meqenëse droga, duhani dhe alkooli janë tri fenomene që janë kthyer në një plagë sociale në të gjithë vendet e Europës. Por jo me të gjitha. Padyshim që Islanda ishte një nga shtetet më problematike në Evropë për këto çështje. Por jo edhe tani.  Informacionet e fundit tregojnë se ky shtet ka arritur për bukuri që ta zvogëlojë këtë fenomen duke përdorur një metodë shumë interesante që mund ta shihni më poshtë, transmeton albinfo.ch.

Duhet theksuar se përqindja e të rinjëve islandezë mes moshes 14 deri 16 vjeç që konsumonin alkoolin në vitin 1998 ishte 42%. Tani kjo përqindje ishte vetëm… 5%!

Po ashtu, statistikat e të rinjve që përdornin marihuanën në të njëjtën periudhë ra nga 17% në… 7%!

Në rastin e pirjes së duhanit, në të njëjtën periudhë konsumi i cigareve ra nga 23% në vetëm… 3%!

Por, interesante është ajo, se si ia doli Islanda, një nga vendet më problematike për përdorimin e drogës, duhanit dhe alkoolit tek rinia?

Inga Dóra Sigfúsdóttir, një studiuese në Universitetin e Islandës, është ajo që hartoi strategjinë e kësaj ndërmarrjeje shumë të rëndësishme – shkruan portali Tesheshi.

Ata bënë një studim të veçantë, ku nxorën disa gjetje mbi kërkesat e grupmoshave 14-16 vjeç që përdornin drogën, duhanin dhe alkoolin.

Plani kombëtar u krijua në bazë të të dhënave nga hulumtimi i mësipërm.

Tiparet e këtij plani ishin se ai nuk drejtohej nga shteti, por menaxhimi i programeve u krye nga bashkitë.

U ndryshuan drastikisht disa ligje.

1-U bë e paligjshme për të blerë cigare nga ata që ishin nën moshën 18 vjeç dhe alkooli nën 20 vjeç.

2- Ligji ndaloi qëndrimin e fëmijëve ndërmjet 13 dhe 16 vjecc jashtë shtëpisë pas orës 22:00 në dimër dhe në verë pas mesnatës.

3 – Marrëdhënia midis prindërve dhe shkollave u forcua ligjërisht nga krijimi i organizatave të prindërve në secilën shkollë.

4 – Shteti rriti ndjeshëm financimin e llojeve të ndryshme të aktiviteteve rekreative, me qëllim krijimin e një qasjeje të organizuar ndaj aktiviteteve pozitive të fëmijëve.

Ky fond përfshiu ndihmë për të varfërit që merrnin fonde të posaçme për të financuar aktivitetet e fëmijëve.

OJF të ndryshme merrnin fonde nga shteti për të ndihmuar krijimin e një klime afrimi mes mësuesve dhe prindërve të nxënësve.

Si rezultat i këtij programi, në periudhën 1997 – 2012, u dyfishua numri 15-16 vjeçarëve që kalojnë fundjavat e tyre me prindërit nga 23% në 46%.

Përqindja e fëmijëve në këtë grupmoshë që kaluan kohën e tyre në aktivitete sportive u rrit nga 24% në vitin 1997 në 42% në vitin 2012.

Ky është një shembull i futjes së sistemit të parandalimit si një masë efikase. Më mirë investojmë në parandalimin e fenomenit sesa të kurojmë pasojat. /Albinfo.ch.