Bota

Islanda dhe Zelanda e Re: “Mirë se vini, refugjatë!”

Shumica e vendeve, të cilat janë në mesin e dhjetë më keq të vlerësuara, janë të vendosura në "rrugën ballkanike", në të cilën emigrantët morën rrugën nga Greqia në Gjermani. Sipas anketës, Maqedonia është në listën e fundit, në vendin e 138-të

Emigrantët janë të mirëpritur në Islandë dhe Zelandë të Re, por jo nga Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Hungaria, sipas një sondazhi të kryer nga “Gallup”, të cilin e përcjell gazeta britanike “The Independent”.

Shumica e vendeve, të cilat janë në mesin e dhjetë më keq të vlerësuara, janë të vendosura në “rrugën ballkanike”, në të cilën emigrantët morën rrugën nga Greqia në Gjermani. Sipas anketës, Maqedonia është në listën e fundit, në vendin e 138-të.

Të anketuarit janë pyetur në është mirë apo keq që emigrantë të jetojnë në vendin tuaj, të jenë fqinjë tuaj ose të martohet me një të afërm tuajin, përcjell albinfo.ch.

Shumica e të anketuarve, 54 për qind, thanë se ishte mirë që emigrantët të jetojnë në vendin e tyre, e gjysma tjetër deklarohen të jetë mirë për të qenë fqinjë.

Gjithashtu është gjetur se gjeneratat e reja kanë më shumë gjasa të pranojnë emigrantët, si dhe banorët që jetojnë në zonat urbane.