Integrimi
Alijaj prezanton para Pallatit Federal iniciativën për njerëzit me aftësi të kufizuara
Përpara Pallatit Federal, njerëzit me aftësi të kufizuara kanë bërë thirrje të mërkurën për më shumë pjesëmarrje politike dhe jetë të barabartë
Islam Alijaj dhe Luana Schena duan t’i japin një shtysë të re politikës zvicerane për njerëzit me aftësi të kufizuara, shkruan “Aargauer Zeitung.” Ata kanë përgatitur një iniciativë përfshirëse të cilën e kanë shpallur të mërkurën në Bundesplatz – si pjesë e Ditës së Demokracisë.
Përpjekjet e bëra deri më tani për të qenë në përputhje me Konventën e OKB -së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara klasifikohen si të papërshtatshme nga organizatat për personat me aftësi të kufizuara.
Ata duan të zbatojnë të drejtat e tyre me një iniciativë të re gjithëpërfshirëse kombëtare.
Duke ratifikuar Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, Zvicra ka
marrë angazhimin për të garantuar një jetë, pjesëmarrje dhe përfshirje të pavarur për personat e kësaj kategorie, transmeton albinfo.ch. Kjo ka ndodhur më 15 prill 2014. Por, Zvicra deri më tani nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë detyrim, deklarojnë organizatat e personave me aftësi të kufizuara.
Dhjetë vjet pas pranimit nga Zvicra të një kontributi të ndihmës IV, i cili, nga organizatat e njerëzve me aftësi të kufizuara, konsiderohet si fare minimalist, njerëzit me aftësi të kufizuara kanë prezantuar dje në Bernë nismën e tyre popullore federale.
Nisma kërkon që personave me aftësi të kufizuara tu jepen burime njerëzore dhe teknike për të qenë në gjendje të kontribuojnë plotësisht dhe në mënyrë të pavarur në shoqëri, politikë, ekonomi dhe kulturë.
Sipas Islam Alijajt, bashkë-iniciator i nismës dhe president i shoqatës “Tatkraft”, bëhet fjalë për pjesëmarrje të vërtetë, respekt të vërtetë dhe zgjedhje të vërtetë. Babai i dy fëmijëve vuan nga paraliza cerebrale dhe përdor karrigen me rrota, të invalidëve.
“Ne duam që në të ardhmen ndihmat teknike të bëjnë pjesë ndër shërbimet e asistencës për njerëzit me aftësi të kufizuara – dhe që këto shërbime në përgjithësi të përmirësohen në masë”, thotë Alijaj për Aargauer Zeitung.
Janë këto shërbime që garantojnë që Zvicra më në fund do të zbatojë Konventën e OKB -së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. “Dhe kjo është baza për gjithçka tjetër.”
Qëllimi i iniciativës së përfshirjes – është i qartë: njerëzit me aftësi të kufizuara duhet të marrin pjesë në mënyrë të barabartë dhe të vetëvendosur në jetë në politikë, kulturë, ekonomi dhe shoqëri.
Iniciativa mbështetet nga shoqata Tatkraft të cilën Alijaj e ka themeluar në vitin 2018. Shoqata përbëhet nga njerëzit me aftësi të kufizuara dhe angazhohet për ta.
Në dy vitet e fundit, Alijaj ka arritur të krijojë gjashtë pozicione në kuadër të shoqatës. “U desh fuqi mendore për këtë,” thotë ai. Luana Schena është gjithashtu në bordin e shoqatës.
Alijaj ka ardhur në Zvicër nga Kosova si një vjeç dhe tërë jetën e tij shkollore e ka kaluar në shkolla speciale, trasnmeton albinfo.ch. Megjithatë, ai ka arritur të bëhet komercialist i certifikuar federal dhe programues uebi.
Në vitin 2019 ai pati kandiduar për PS -në e Cyrihut në zgjehdjet për Parlanentin Nacional të Zvicrës. Me atë rast ai pati fituar 63,000 vota dhe i mungonin vetëm 14,000 për të siguruar vendin e deputetit.
Fillimi i grumbullimit të nënshkrimeve, në vitin 2022
Organizatat e tjera që qëndrojnë pas nismës janë Shoqata e të Verbërve dhe atyre me shikim të dobësuar, Federata e organizatave zvicerane të ttë personave me aftësi të kufizuara “Inclusion Handicap” dhe shoqata “Mensch zuerst” (Në radhë të parë njeri).
Sipas komitetit, edhe Fondacioni për Demokraci Direkte tashmë ka premtuar se do të mbështesë mbledhjen e nënshkrimeve në mënyrë dixhitale, përcjell albinfo.ch. Iniciatorët duan të fillojnë mbledhjen e nënshkrimeve në vjeshtën e vitit 2022.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve