Futboll
ISIS kërcënon ndeshjen Real Madrid – Manchester City
Shteti Islamik ka kërcënuar sigurinë sa i përket ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Machester Cityt këtë të martë.
Policia e Spanjës ka aktivizuar të gjitha sistemet e alarmit, pasi Shteti Islamik ka kërcënuar me sulme në stadiumet me kapacitete të mëdha. Këtu përfshihet edhe Santiago Bernabeu i rinovuar që ka kapacitet prej më shumë se 80 mijë spektatorësh.
Siç ka shkruar “The Sun”, më shumë se 170 roje sigurie pritet të shpërndahen në kryeqytetin spanjoll si pjesë e masave të sigurisë pas kërcënimit.
Katër ndeshje pritet të luhen të martën e të mërkurën këtë javë.
“Sa i përket parandalimit të kërcënimit terrorist, Forcat e Sigurisë kanë aktivizuar të gjitha sistemet e alarmit dhe mbrojtjes, si dhe mekanizmat e gatishmërisë”, ka thënë Fernando Grand-Marlaska, ministër i Brendshëm i Spanjës.
Alarmet nga ISIS-i janë shtuar pasi grupi mori përgjegjësinë për vrasjen e më shumë se 140 personave në një sulm terrorist në Moskë muajin e shkuar./The Sun
E-Diaspora
-
Fitore Duma, shqiptarja që qep jelekë për policinë e Çikagos në SHBA “Fitore Uniforms” është ndër më të njohurat, e sidomos për policinë e Çikagos....
-
Vazhdon promovimi i librave dhe autorëve nga Kosova në Berlin
-
Pasioni për fotografinë, Juliana Lalaj storie suksesi
-
Islam Alijaj merr çmimin e Fondacionit “Schwab” për angazhim social
-
18-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident rrugor në Itali
Jeta në Zvicër
-
Flixtrain, së shpejti në Zvicër? Kompania gjermane Flix - e cila gjithashtu zotëron Flixbus - së shpejti mund të nisë shërbimin...
-
Kurti: Marrëveshja për Tregtinë e Lirë krijon mundësi të reja eksporti për bizneset kosovare
-
Gripi në Zvicër fillon të zbehet
-
Dyfishim i mundshëm i falimentimeve në 2025
-
Sanija Ameti mbetet bashkëpresidente e Operacionit Libero