Bota
ISIS kërcënon edhe Kampionatin Botëror
ISIS kërcënon se do të ketë si objektiv vitin e ardhshëm Kampionatin Botëror, që do të zhvillohet në Rusi.
Kështu njofton “SITE Intel Group”, një agjenci ndërkombëtare e specializuar për të ndjekur komunikatat e organizatave xhihadiste, përcjell albinfo.ch.
Sipas saj, Shteti Islamik ka përdorur një foto të Lionel Messit, ku shfaqet me sy të gjakosur, si kërcënim për atë që i pret futbollistët, por edhe tifozët në stadiumet ruse.
Por, fotomontazhi me Lionel Messin nuk është i vetmi që ka publikuar ISIS për të kërcënuar pjesëmarrësit në “Rusi 2018”.
Janë edhe shumë imazhe të tjera të montuara nëpërmjet të cilave Shteti Islamik kërkon të shkaktojë panik para eventit për të rëndësishëm sportiv të vitit të ardhshëm.
Në këtë Botëror do të marrin pjesë 32 Kombëtare, ku shumica deri më tani e kanë siguruar, derisa kanë mbetur edhe katër nga Evropa që po luftojnë për një vend, në mesin e tyre edhe Zvicra që në “play-off” do të përballet me Irlandën Veriore.
Dy takimet zhvillohen në muajin e ardhshëm.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?