Bota
ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës
63 njerëz janë vrarë në Kabul të Afganistanit
Së paku 63 njerëz janë vrarë në Kabul të Afganistanit pas një shpërthimi vetëvrasës në një sallë dasmash. Ky ishte një ndër sulmet më të përgjakshme në muajt e fundit në shtetin e rrënuar nga lufta e gjatë.
Dega e të ashtuquajturit Shtet Islamik në këtë rajon e lëshoi një deklaratë në internet të dielën, përmes së cilës e mori përgjegjësinë për shpërthimin. Ky grup është bërë i njohur kohëve të fundit për shkak të sulmeve të tmerrshme kundër civilëve.
Në mesazhin e publikuar përfshihet fotografia e një burri të ri që mbante në dorë një armë të gjatë, i paraqitur si shtetas pakistanez me emrin Abu Asim. Grupi ka thënë se në këtë dasmë ishin mbledhur një grup i politeistëve, siç i quajnë ata praktikuesit e degës shiite të Islamit.
Shifra e tmerrshme e viktimave të sulmit në natën e dasmës u bë e ditur të nesërmen në mëngjes, kur Ministria e Brendshme e Afganistanit njoftoi se së paku 63 persona janë vrarë dhe më shumë se 180 të tjerë janë plagosur.
Zëdhënësi i talibanëve, Sohail Shaheen, tha përmes një postimi në internet se ky grup nuk ka lidhje me sulmin në dasmë, duke shtuar se e dënon atë dhe e ndan dhimbjen me popullin.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe njoftoi se e ka anuluar pjesëmarrjen në një ceremoni për shënimin e 100-vjetorit të pavarësisë së këtij shteti nga Britania e Madhe, shkruan “Washinton Post”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch