Shqipëri
Ishulli në Sarandë, thesar i fshehur për turistët e huaj
Ishulli i Tongos në Sarandë është një tjetër thesar i ‘fshehur’ për vizitorët vendas dhe turistët e huaj.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka publikuar pamjet e këtij ishulli në rrjetet sociale, ku ajo që bie në sy është ndërthurja magjike mes të gjelbrës së natyrës dhe të kaltrës së detit Jon.
“Pothuajse i pazbuluar nga turistët, ishulli i Tongos në Sarandë është një copëz parajse në Jon, me ujin e kristaltë dhe rërën e bardhë”, shkruan Rama, përcjell albinfo.ch.
Saranda, e ndodhur në gjirin e detit Jon, konsiderohet si një nga vendet më të bukura të rivierës shqiptare dhe nga destinacionet më argëtuese.
E përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ajo është e rrethuar nga kodra dhe përballë saj ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit tërheq turistët e shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026
-
Një trend Tiktok që shkakton probleme te të rinjtë
-
Uber shënon rekorde të udhëtimeve në Zvicër në vitin 2024
-
Rritje e çmimeve për shtëpitë e dyta në Alpet zvicerane