Zhvillim

Ishulli i Sazanit do të hapet për turistët

Marrëveshja është nënshkruar nga Qeveria shqiptare dhe turistët nga 1 maji deri më 31 tetor sa zgjat sezoni turistik do të kenë mundësi të vizitojnë këtë ishull shumë atraktiv, por edhe shumë misterioz

Ishulli i Sazanit që ishte mbajtur për dekada të tëra i fshehur dhe i izoluar, më në fund të jetë vend atraktiv për t’u vizituar nga turistët e huaj, por edhe nga vendorët, raporton albinfo.ch.

Marrëveshja është nënshkruar nga Qeveria shqiptare dhe turistët nga 1 maji deri më 31 tetor sa zgjat sezoni turistik do të kenë mundësi të vizitojnë këtë ishull shumë atraktiv, por edhe shumë misterioz.

Për turistët do të ketë disa kufizime të vogla dhe oraret do të jenë të caktuara për të vizituar këtë ishull.

Më herët ky ishull ka qenë bazë e sovjetikëve, madje thuhet se ka pasur edhe armë kimike. Aty ka edhe tunele për t’i bërë ballë sulmeve nukleare, si dhe 3600 bunkerë.

Ky ishull është misterioz dhe i gatshëm për t’u vizituar nga turistët. Ishulli pritet që të sjellë një numër të madh të vizitorëve, derisa do t’i shtohet listës së vendeve për t’i vizituar në Shqipëri.