Kosova
Ish-shefi i FBI i afërt me oligarkët rus dyshohet se u takua fshehtas me Edi Ramën dhe një politikan nga Kosova
Ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së në Nju-Jork, Charles McGonigal, u akuzua për dy vepra penale të hënën pasi dyshohet se ka punuar me një oligark rus të sanksionuar nga SHBA pas daljes në pension si dhe ka fshehur qindra mijëra dollarë të marra nga një ish-zyrtari i shërbimeve shqiptare, teksa ishte ende në detyrë.
Burime për CNN thanë se McGonigal, i cili ka punuar prej 22 vitesh në FBI dhe u largua nga detyra në vitin 2018, u arrestua të shtunën e kaluar në aeroportin “John F. Kennedy” teksa po kthehej nga një udhëtim nga jashtë Amerikës. Që prej të shtunës ai është lënë i lirë me kusht dhe është detyruar të dorëzojë pasaportën dhe të mos kryejë udhëtime ndërkombëtare.
Përmes avokatit të tij ai hodhi poshtë akuzat gjatë daljes para një gjykatësi në Nju-Jork. Ai pretendon pafajësi ndaj akuzave për shkelje të sanksioneve amerikane, konspiracion dhe pastrim parash. Sipas akuzës, ai ka punuar me oligarkun rus, Oleg Deripaska në vitin 2021, edhe pse ky i fundit ishte dënuar nga SHBA për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016.
Në Uashington, McGonigal akuzohet se ka fshehur lidhjet që kishte me një person i cili dekada më parë ka punuar për Shërbimin Informativ Shqiptar, si dhe marrjen e pagesave me vlerë 225 mijë dollarë. Sipas prokurorëve, McGonigal ishte i detyruar që të deklaronte udhëtimet jashtë vendit dhe kontaktet me shtetas të huaj duke qenë se ishte punonjës i FBI-së, diçka që ai nuk e ka bërë.
Të hënën, Gjykata e Nju-Jorkut pranoi që McGonigal të lihej i lirë me kusht, pasi dy persona paguan garancinë prej 500 mijë dollarësh për të. Emrat e tyre nuk janë bërë publik.
McGonigal është i detyruar tani që të deklarojë çdo udhëtim jashtë shtetit të Nju-Jorkut, përveç atyre që do të bëjë drejt gjykatës në Uashington. Avokati i McGonigal, Seth DuCharme, i tha gjykatës se puna e tij përfshin udhëtime ndërkombëtare dhe se mund të kërkojë modifikime të kushteve të garancisë në një moment të dytë.
Prokurorët akuzojnë se gjatë udhëtimeve të McGonigal në Shqipëri, Austri dhe Gjermani, ai nuk ka deklaruar në formularët që i dorëzohen autoriteteve qeveritare se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan nga Kosova dhe persona të tjerë.
Në një takim, prokurorët akuzojnë se McGonigal i ka thënë kryeministrit shqiptar që “të bëjë kujdes në dhënien e licencave për nxjerrjen e naftës në Shqipëri për kompani guaskë për ato ruse”. Ish-zyrtari i shërbimeve shqiptare që i ka dhënë 225 mijë dollarët kishte interesa financiarë në vendimin e qeverisë rreth këtyre kontratave. Një prej pagesave që McGonigal ka marrë, 80 mijë dollarë, është bërë me para në dorë teksa ai qëndronte në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në Nju-Jork.
Sipas padisë, parë nga CNN, nën drejtimin e McGonigal, FBI nisi hetime për lobimet e huaja të qytetarëve amerikanë, bazuar në informacionet që kishte marrë nga ish-punonjësi i shërbimit shqiptar.
Akuzat e Berishës dhe çfarë thoshte Rama për McGonigal
Të martën, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama si të përfshirë në këtë çështje. “Por, në vorbullën e stuhisë së krijuar nga McGonigal, gjendet sipas të gjithë mediave të botës, kryeministri shqiptar, Edi Rama. Dhe, dy lejtnantë kryesorë të Edi Ramës, ish-zyrtari i lartë i qeverisë së tij, aktualisht paraqitet si këshilltar, një supermafioz me lidhje ndër më të dyshimtat, që quhet Dorian Duçka. Dhe i dyti, bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës, ish-oficer i policisë sekrete hoxhiste, Agron Neza”, tha Berisha në një konferencë për mediat.
Në shtator të vitit të kaluar, kryeministri Rama u pyet gjatë një bashkëbisedimi live me qytetarët në Facebook për lidhjet e tij me McGonigal. “Shefi kundër terrorit në FBI, ka qenë dhe është miku im, por nëse ai ka një çështje të tijën në SHBA me drejtësinë është çështja e tij. Lini drejtësinë atje të flasë. Akuzat nuk mund të bëhen në këtë farë feje. Është e tmerrshme për këtë popull me këto akuza. Bëhet fjalë për një çështje që është në SHBA dhe nuk ka asnjë lidhje me mua apo qeverinë shqiptare. Nuk ka asnjë biznes të çfarëdollojshëm”, tha Rama atëherë.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve