Tematike
Ish-politikani i SVP-së mbahet 15 muaj në paraburgim, i dyshuar për veprime seksuale me fëmijë
Ish-këshilltari SVP-së në Parlamentin e Kantonit të Aargaut duhet të mbahet në paraburgim për një vit e tre muaj. Shkak: dyshimet për akte seksuale me fëmijë
Në shtator të vitit 2023 qe arrestuar një parlamentar kantonal i SVP-së. Arsyeja: Dyshimi për akte seksuale me fëmijë. Personit në fjalë i ishte caktuar masa e paraburgimit për tre muaj. Më pas, në dhjetor, paraburgimi i ishte zgjatur edhe për gjashtë muaj të tjerë, transmeton albinfo.ch. Tani ai duhet të qëndrojë në paraburgim edhe më gjatë, përkatësisht edhe gjashtë muajt vijues, siç ka konfirmuar prokuroria publike e Aargaut me kërkesë të SRF.
Një paraburgim prej një viti e tre muajsh është në rastin më të mirë, diçka e pazakontë, por në këtë rast është proporcional, thotë Adrian Schuler, zëdhënës i zyrës së Prokurorisë Publike të Aargaut: “Është e rëndësishme që dënimi i pritshëm të mos e kalojë kohëzgjatjen e paraburgimit. Dhe kjo nuk është duke ndodhur në këtë rast”.
Për të mbajtur një të dyshuar në paraburgim për një periudhë më të gjatë kohore, duhet të ketë dyshim të fortë për ekzistimin e një krimi. Ekziston gjithashtu, për shembull, rreziku i arratisjes, rreziku që provat të shkatërrohen ose të ndikohen dëshmitarët. Kjo do të thotë se prokuroria publike e Aargaut pret një dënim dukshëm më të lartë se një vit, përndryshe nuk do ta mbanin atë kaq gjatë në burg, përcjell albinfo.ch.
Njerëzit në paraburgim lejohen të bëjnë telefonata, të pranojnë vizitorë ose të shkruajnë letra. Megjithatë, të gjitha format e komunikimit janë të kontrolluara, sipas zyrës së prokurorit publik Aargau.
Parlamentari kishte dhënë dorëheqjen nga Parlamenti kantonal pas arrestimit të tij. Nën presionin e SVP-së së Aargaut, ai gjithashtu ishte detyruar të jepte dorëheqjen edhe nga partia. Politikani në fjalë ishte anëtar i komisionit të drejtësisë dhe ishte anëtar i bordit kantonal të SVP për Kantonin Aargau.
Për të burgosurin vlen prezumimi i pafajësisë. Nuk është e qartë se kur dhe nëse do të zhvillohet një proces gjyqësor kundër tij.
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë