Kosova
Ish-ministri i Kosovës rrëfen trishtimin që përjetoi në ngjarjen e Tiranës
Ish-ministri i Tregtisë në Qeverinë e Kosovës, Bajram Hasani, i ka shpëtuar mrekullisht një goditjeje të mundshme nga vetura që hyri me shpejtësi në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Hasani nga kryeqyteti shqiptar ka thënë për Gazetën Express se ishte shumë afër veturës, e cila u ndalua nga qytetarët për të mos shkaktuar ndonjë tragjedi.
Hasani tha se pasi bashkë me gruan e tij kishin votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen atje, kishin vendosur të pinin kafe afër Teatrit të Operas dhe Baletit, ku kishin qenë shumë afër në momentin që vetura rrezikoi jetën e të pranishmëve.
“Po, isha aty. Për besë nuk di. Ne ishim me bashkëshorten. Ishim me votu dhe u kthyem, hajt të afrohemi këtu te Opera ta pimë nga një kafe, edhe veç hyri vetura qysh e patë. Ne ishim shumë afër. Ndoshta ishim më së afërmi prej të gjithë të tjerëve. Ka mundur të na godasë vetura”, tha Hasani, përcjell Albinfo.ch.
Ai tha se shqetësimi ishte i madh.
“Për fat të mirë intevenuan qytetarët dhe një djalë hyri për xhami dhe e ndaloi. Veç na shqetësoi shumë. Në mes të sheshit, ishte e papritur”, tha ai.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih