Lajme

Ish luftëtarët në Strasburg, për protestë

Një delegacion i OVL të UÇK-së po qëndron në Strasburg të Francës, ku po diskutohet raporti i Dick Martyt për Kosovën.

Siç bëhet e ditur në një kumtesë të organizatës në fjalë “Delegacioni i organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, i kryesuar nga Muharrem Xhemajli, është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Evropës, me ç’rast i kanë dorëzuar atij peticionin me nënshkrimet e mbi 230 mijë qytetarëve shqiptarë, të cilët e kundërshtojnë raportin e Martyt. Delegacioni ka zhvilluar edhe takime me grupe të ndryshme deputetësh, nga të cilët është kërkuar kundërshtimi i raportit të Martyt.

Ky delegacioni merr pjesë edhe në protestën e bashkatdhetarëve shqiptarë, që ka nisur në orën 12, para ndërtesës së KE-së.