Lajme
Ish-komandanti i Gardës Zvicerane dënohet për kërcënim me sharrë elektrike
Gjykata ka dënuar atë për kërcënime, akuza të rreme dhe mosbindje ndaj urdhrave zyrtarë
Një ish-komandant i Gardës Zvicerane që shërben në mbrojtje të Papës, në Vatikan, është dënuar me dhjetë muaj burgim me kusht nga Gjykata e Qarkut e Meilenit.
Në nëntor të vitit 2022 ai kishte kërcënuar ish-të dashurin e ish-partneres së tij me një sharrë elektrike me motor, në një kopsht në afërsi të liqenit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch.
Ai kishte frikë se donte të sulmonte gruan dhe fëmijën në shtëpi. Kur ai i kishte folur atij, ish-gardisti i qe drejtuar dhe e kishte kërcënuar me sharrë elektrike.
Gjykata e Meilenit i besoi këto deklarata të ish-të dashurit, shkruan srf.ch. Sepse i akuzuari tregoi një histori krejt tjetër: nuk ishte ai, por ish i dashuri i tij që e kërcënoi me sharrë elektrike. Ai vetë mbajti vetëm një sharrë të dytë për mbrojtjen e tij.
Gjykata ka dënuar kështu personin në fjalë, i cili ka qenë pastaj ish-kreu i policisë kriminale të Glarusit, për kërcënime, akuza të rreme dhe mosbindje ndaj urdhrave zyrtarë, shkruan srf.ch.
Ai duhet t’i nënshtrohet terapisë dhe të paguajë një gjobë prej 1000 frangash.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës