Lajme

Ish-kancelari austriak Kurz akuzohet për deklarata të rreme në rastin e korrupsionit

Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz, do të përballet me aktakuzë për deklarata të rrejshme gjatë hetimit parlamentar në lidhje me dyshimet për korrupsion në qeverinë e tij të parë në vitin 2019, raporton krone.at, shkruan albinfo.ch.

Në rast se shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri në tre vjet burgim teksa përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Kurz ka mohuar akuzat, të cilat i ka cilësuar si të pabaza.

Sipas njoftimit nga prokuroria Kurz do të përballet me drejtësinë bashkë me ish-shefin e stafit të tij, Bernhard Bonelli dhe një person tjetër, ndërsa gjykimi pritet të nisë më 18 tetor.

Aktakuza është rezultat i hetimit që ka nisur në vitin 2021 kur Kurz ishte ende kancelar dhe ka të bëjë me dëshminë e tij në hetimin për korrupsion në koalicionin të cilit i priu nga viti 2017, kur partia e tij konservatore formoi koalicionin me partinë e krahut të djathtë ekstrem.

Ish-kancelari Kurz dha dorëheqje pasi u shfaq video në të cilën shiheshin zëvendësi i tij, Heinz-Christian Strache, që i ofronte favore një investitori të supozuar rus.

Në rastin e korrupsionit, Kurz akuzohet se ka ofruar prova të rreme në qershorin e vitit 2020 në lidhje me rolin që pati në krijimin e kompanisë “OeBAG”, e cila administronte rolin e shtetit në disa kompani dhe emërimin e udhëheqësve të saj.

Kancelari Karl Nehammer në një konferencë për media sot ka thënë se gjykimi është mundësi për të qartësuar gjërat.