Literaturë

Ish-diplomatja shqiptarëdashëse, tani finaliste për çmimin e përkthimit në Francë

Ish-diplomatja shqiptarëdashëse, Evelyne Noygues e cila njihet si promovuese e kulturës shqiptare në Francë dhe përkthyese, tani është ndër katër finalistët për çmimin kryesor të përkthimit “Pierre-François Caillé”  për librin “Bala i Vogël” të autorit Ridvan Dibra, shkruan albinfo.ch.

Kujtojmë se përkthyesja, Evelyne Noygues shkoi në Shqipëri në vitin 1988 për studimet e saj dhe banoi atje nga viti 1991 deri në vitin 1994 për të punuar në frëngjisht dhe shqip. Tani ajo kthehet rregullisht në Shqipëri për projekte letrare dhe artistike.