Kosova
Ish-bashkëshorti i vë zjarrin gruas në Korçë
31-vjeçarja Melisa Trëndafili, nënë e dy fëmijëve të mitur u sulmua pasditen e kësaj të shtune nga ish-bashkëshorti i saj, mes të cilin ishin në proces divorci, në këtë rrugicë të Korçës.
45-vjeçari Bledar Trëndafili e kishte pritur pranë banesës ku ajo jetonte pas ndarjes me nënën e saj dhe fëmijët 3 dhe 5 vjeç. Sapo e ka parë është afruar dhe e ka lagur me benzinë duke i vënë flakën.
31-vjeçarja ka marrë djegie të shumta dhe pas trajtimit në Spitalin e Korçës është dërguar në QSUT në Tiranë.
Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar dhe policia thotë se është duke punuar për kapjen e tij.
Burime nga grupi i hetuesve thanë se shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë xhelozia e 45-vjeçarit.
Nëna e re nuk kishte një urdhër mbrojtjeje. Hetuesit kanë marrë në pyetje nënën dhe fqinjët e saj për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen./TV Klan
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër Pagat e shtetasve zviceranë janë statistikisht më të larta se ato të shtetasve të huaj, tregon...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira