Kosova

Isa Mustafa fton në takim Haradinajn, Limajn e Ahmetin

Takimi mbahet në njërin nga hotelet e Prishtinës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të takohet me kreun e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.

Burime të Gazetës Express brenda PSD-së, e konfirmojnë se takimi mes dy krerëve të partive do të mbahet në orën 11:00.

“Po, kryetari i LDK-së na ka ftuar për një takim”, kanë thënë burime të Express-it brenda PSD-së, pa treguar detaje se cila është arsyeja e kësaj ftese.

Ndërsa mediat tjera raportojnë se edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të jenë pjesë e këtij takimi.

Gjatë ditës së djeshme, është raportuar se sot do të nënshkruhet një koalicion mes partisë së Ahmetit dhe kryeministrit Haradinaj. Ky koalicion pritet të formalizohet me datën 21 gusht, një ditë para shpërbërjes së Kuvendit.

Më parë, Mustafa ishte takuar edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilët shprehën nevojën për një qeverisje të re përcjell Albinfo.ch.