Feja
IS kërkon nuse zvicerane për luftëtarët e Shtetit Islamik
Kampioni i Thai-boksit, Valdet Gashi, ka rekrutuar në Winthertur luftëtarë të rinj për IS-in. Por, jo te të gjithë ka pasur sukses, shkruan "20 minuta".
Në Winterthur ai ka stërvitur adoloshentët në sporte luftarake, kurse tani punon si kufitar në Siri. Gjermani Valdet Gashi (29) është angazhuar aktivisht në punën e milicëve terorristë të Shtetit Islamik (IS). Në Winterthur, ku ai deri para disa muajsh drejtonte një Dojo (vend stërvitjesh japoneze), ju ofronte të rinjve një kurs sipas rregullave islame, të quajtur MMA, njofton „Rundschau“. Vetëm burrat guxonin të ushtronin në këto grupe.
Në mesin e banorëve të Wintherturit, Gashi ishte i njohur. Megjithatë del në pah se ai nuk ka punuar vetëm si trajner, porse ka rekrutuar shumë nga nxënësit e tij. Është e sigurt që disa nga ta, sikurse është 16-vjeçari V.L. tashmë është rrugës për në Siri, njofton portali “20min”, transmeton albinfo.ch.
Vetëm tani, pasi ai në janar ka udhëtuar për në Siri në bashkangjitje të IS-it, ai ka tentuar tutje të bindë të rinj të tjerë për kalifat. Ndonëse jo gjithnjë kanë dalë të suksesshme tentimet për të rekrutuar. Kështu ai ka dështuar në rekrutimin e dy grave Winterthurase për një jetë në Lindjen e Afërt, shkruan „Sonntagsblick“.
„Ai donte të më joshte për të shkuar në Siri“, thotë një 28-vjeçare. Kështu ai kishte një foto nga ajo dhe kërkonte përgjigjet në njëmbëdhjetë pyetjet e drejtuara. „Je ti e martuar? A mund ta paramendosh martesen me një burrë dhe të krijosh familje? A ke ti frikë nga ligjet e Zotit“,
Kërcënime pas kritikave ndaj IS-it
Gashi shkon edhe më tej dhe i jep kësaj gruaje këshilla konkrete si ajo mund të arrijë në Siri. „Në mënyrë që të mos i bie askujt në sy, ti duhesh të sillesh sikurse je duke ndërruar vendbanim. Merr vetëm më të rëndësishmet më vete“, citon një gazetë nga lajmet.
28-vjeçja është e bindur: „Ai donte të më martonte mua“. Në mënyrë që t’ua bënte jetën anëtarëve të IS-it më të shijshme, siguron ai këtë: “Këtu jeton ti në siguri dhe e mbrojtur“, ka siguruar ai gruan.
Por, Winterthurasit nuk lejuan të vërbohen. „Unë nuk doja të më tërhiqnin më tutje“, thotë ajo. Kontaktin me Gashin ajo e ndërpreu, mirëpo ajo nuk është e vetmja. Tai-boksieri ka tentuar po ashtu të rekrutojë edhe një grua 30-vjeçare për qëllimet e tij.
Ajo megjithatë nuk i ka shkuar pas. „Unë e kritikova IS-sin dhe vetë atë“, thotë ajo. „Kjo nuk i ka pëlqyer Gashit. Ai më ka fyer dhe kritikën time e ka publikuar në Facebook. Shumë idhtarë të IS-it e kanë parë këtë dhe më kanë kërcënuar“, shkruan gazeta “20min”.
„Ndihmës“, në vend të luftëtarëve
Megjithëkëtë Gashi gëzon te të rinjtë një simpati. „Për shumë të rinj këtu ai është një hero. Ata mbajnë tani papritmas mjekër, nuk ua japin dorën grave më, flasin mbi luftën e shenjtë“, thonë te dyja gratë për gazetën „Sonntagsblick“.
Ato besojnë që Gashi do t’ ia dalë të joshë të tjerë Winterthuras në drejtim të Sirisë. Ai vetë e mohon të ketë rekrutuar të rinj, siç ishte shprehur para një muaji për „Südkurier“. Vetë ai nuk vepron si luftëtar në Siri, porse si ndihmës kufitar kundër kontrabanduesve dhe spiunëve, u shpreh ai për gazetën “20 minuta”, transmeton albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?