Kuriozitete
Iphone i ri do t’ju kontrollojë shëndetin
iPhone i ardhshëm mund të tregojë nëse keni nevojë për syze

Në të ardhmen, iPhone juaj mund t’ju lajmërojë nëse mund të keni rrezik për të pasur probleme me shikimin.
Së fundmi, Apple ka lëshuar një patentë që tregon se një iPhone mund të përdoret për të dalluar miopinë.
Në të tregohet se pajisja mund të monitorojë largësinë mes saj dhe përdoruesit për t’i treguar nëse duhet të bëjë një vizitë te okulisti dhe ndoshta t’i nevojiten syze.
Risia mund të përdoret edhe për teste në të cilat celulari mund të përshtasë automatikisht madhësinë e shkrimit dhe cilësime të tjera të ekranit për të lehtësuar lodhjen në sy.
Sipas statisikave botërore, mesatarisht njerëzisht shpenzojnë thuajse 7 orë në ditë në ekrane. Ky trend nuk përkon me shikim të shëndetshëm. Një prej shqetësimeve kryesore është se tendenca e përdoruesve është që t’i mbajnë celularët shumë pranë fytyrës, të picërrojnë sytë apo të kenë probleme me shikimin nga afër, por edhe problematika të tjera.
Pajisjet Apple mund të përdorin një ose disa sensorë apo kamerën për të grumbulluar të dhëna fotografike që të dallojnë largësinë mes celularit dhe përdoruesit. Këto të dhëna mund të krahasohen me ato që tregojnë se në çfarë pike përdoruesi mund të pësojë miopi. Nëse pajisja dallon që përdouesi mund të ketë probleme me sytë, e njofton duke i dërguar paralajmërime për shëndetin e syve.
Në dokument theksohet edhe sesi kjo risi mund të përdorë masa për t’i ndaluar përdoruesit që t’i afrojnë shumë pranë fytyrës pajisjet e tyre.
Kjo mund të ndodhë duke zmadhuar gradualisht shkrimin derisa largësia të jetë në parametrat e duhur. Mund edhe të nisë të dridhet që ta lajmërojë përdoruesin të largohet nga ekrani. Në bazë të të dhënave, mund të dërgojë njoftime që informojnë përdoruesit kur u duhet një recetë e re.
Ky mund të jetë një hap për të ndjekur shëndetin e syve, por nuk dihet ende nëse kompania do ta implementojë këtë patentë në të ardhmen
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë Në qendër të Lozanës, në organizim të Qendrës Shqiptare për Integrim Kulturor dhe Fetar, është bërë...
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
Jeta në Zvicër
-
Bastet në ndeshjet e kombëtares ndalohen në Zvicër Bastorët zviceranë janë përballur me një ndalim të papritur gjatë ndeshjes miqësore mes Zvicrës dhe Luksemburgut,...
-
Vinçi më i madh i Zvicrës po përdoret për rinovimin e urës
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Zvicër: Kërkohet që dyqanet e vetë-shërbimit të lejohen të qëndrojnë gjithmonë të hapura
-
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër nga prilli?