Autotech

iPhone 12 është shumë më i shtrenjtë sesa pritej?

Është tashmë sigurt që iPhone 12 nuk do të jetë me i lirë se modelet parprak, por disa burime pohojnë se mund të ishte shumë më i kushtueshëm sesa pritej.

Jeff Pew, një analist i teknologjisë, “raportet” e të cilit kanë qenë të sakta disa herë, tani pretendon se modeli iPhone 12 5G do të jetë 100 dollarë më i shtrenjtë se sa ishte njoftuar më parë, me 749 dollarë, shkruan Albinfo.ch.

Sipas tij, “fajtorët” kryesorë për një çmim kaq të lartë do të jenë varianti 5G dhe ekrani OLED. Sidoqoftë, ai vetëm foli për modelin bazë të telefonit.

Sidoqoftë, duke gjykuar nga ajo çmim, atëherë iPhone 12 Max mund të kushtojë midis 799 dhe 849 dollarë.

Nga ana tjetër, varianti 4G i pajisjes duhet të kushtojë 549 dollarë.