Bota

IOM: Afër 1 milion refugjatë mbërrijnë në Evropë

Agjencia me seli në Gjenevë tha se se 990.761 njerëz kanë hyrë këtë vit në Evropë nga Afrika apo Lindja e Mesme

Numri i refugjatëve dhe emigrantëve që vijnë në Evropë nga deti dhe toka këtë vit pritet të arrijë javën e ardhshme në një milion.

Këtë informacion e ka bërë të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM).

Agjencia me seli në Gjenevë tha në një deklaratë të premten, që shënohet si Dita Ndërkombëtare e Migrantëve, se 990.761 njerëz kanë hyrë këtë vit në Evropë nga Afrika apo Lindja e Mesme. Rreth 800.000 kanë kaluar nga Turqia në Greqi; më shumë se gjysma e tyre – rreth 455.000 – janë sirianë.

Në IOM thanë se rreth 4.300 njerëz arritën të mërkurën nga brigjet turke në ishujt e afërt grekë dhe se organizata vlerëson se deri të martën numri i përgjithshëm do të shënojë një milion.