Kosova
Inxhinierja shqiptare magjistron me notë maksimale në Universitetin e mirënjohur në Romë

Mësohet se shqiptarja nga Tetova, Shqipe Asani, është një nga studentet e suksesshme shqiptare që po tregon rezultate të shkëlqyera në universitetet botërore, transmeton albinfo.ch.
Shqipja mori titullin e magjistres së Inxhinierisë në drejtimin e Elektroteknikës me notën më të lartë 110/110 në Universitetin e mirënjohur italian të Sapienzës në Romë, në degën e Inxhinierisë Civile dhe Industriale. Lajmin e ka komunikuar babai i saj, Isen Asani.
“Sot, në ditë me diell, në qytetin e Historisë, në qytetin e Perandorisë, në Romë, në Universitetin e Sapienzes, Fakulteti i Inxhinerisë Civile dhe Industriale, vajza ime, Shqipja, mori gradën Magjistre e Inxhinerisë në drejtimin e Elektroteknikës me notën më të lartë 110/110. Falënderoj po ashtu edhe Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë Veriore, Prof. Dr. Vesel Memedi, që na nderoi me pjesëmarrjen e tij. Të priftë e mbara, Shqipja ime”, ka shkruar Isen Asani.
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka pak opsione përballë tarifave të Trump-it Zvicra ka pak opsione për t’u përballur me tarifat e vendosura nga SHBA. Masat e ndërsjella...
-
Zvicër: Gjobitet burri pasi kërkoi para për telefonin e gjetur
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër