Zhvillim
Investitorët interesohen për Brezovicën
Sot është bërë pranimi dhe hapja e kërkesave të para për Shprehje të Interesit nga pesë kompani të interesuara për Brezovicën
Qendra Turistike në Brezovicë duket se ka joshur investitorët e brendshëm për edhe ndërkombëtarë, për të investuar në këtë kompleks turistik. Sot është bërë pranimi dhe hapja e kërkesave të para për Shprehje të Interesit nga pesë kompani të interesuara për këtë projekt.
Sa i përket profilit të kompanive të cilat kanë dorëzuar kërkesat për Shprehje të Interesit, ato do të publikohen më vonë, në momentin që komisioni vlerësues profesional do ta bëjë përzgjedhjen e kompanive të parakualifikuara.
“Mbi këtë bazë, kompanitë e parakualifikuara do të kenë mundësi që, në fazën e dytë për një periudhë të caktuar kohore, të përgatisin propozimin e tyre për dizajnimin, ndërtimin, operimin dhe financimin e Qendrës Turistike të Brezovicës në përputhje me kriteret dhe afatet e caktuara nga Komiteti Drejtues Ndërministror’, thuhet në njoftim, transmeton TG.
Qeveria e Kosovës pati bërë publike shpalljen për Shprehje të Interesit në gazetat vendore dhe ndërkombëtare si dhe informacionet e tjera mbi konferencat e investitorëve në të cilat është prezantuar Projekti i Brezovicës në katër shtete të ndryshme.
Përmes këtyre aktiviteteve është bërë vlerësimi i tërësishëm i tregut për projektin në fjalë, për të vazhduar më pas me mënyrën më të mirë të zhvillimin të kësaj Qendre turistike malore.
Projekti Zhvillimor i Qendrës Turistike të Brezovicës i shpallur nga Qeveria e Republikës së Kosovës si projekt i rëndësisë kombëtare vlerësohet si një nga destinacionet më atraktive në rajon për zhvillimin e turizmit gjatë tërë vitit, me theks të veçantë në fushën e skijimit.
Komiteti Drejtues Ndërministror i ngarkuar për Projektin Zhvillimor të Qendrës Turistike të Brezovicës përbëhet nga kryesuesja e KDNM-së, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Kryetar i Komunës së Shtërpcës, Ministri i Financave, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, zëvendësministër i Integrimeve Evropiane, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministri i Pushtetit Lokal.
Ndryshe, Brezovica është njëra nga qendrat më të bukura rajonale të Turizmit që shtrihet në malet e Sharrit. Hapësira e qendrës së skijimit është rreth 2500 hektarë, në lartësinë mbidetare 1718-2522 metra. Përbrenda kësaj hapësire janë shtigjet e skijimit me gjatësi mesatare rreth 4 km dhe me një lakueshmëri mesatare prej 38 %.
Në lartësinë mbidetare prej 1718 m gjendet teleferiku i ndërtuar në kohën e ish-Jugosllavisë, ndërsa dy tri vitet e fundit i dalë nga sistemi. Stacioni i daljes nga ky teleferik është në lartësinë 2212 metra mbi nivelin e detit.
Qendra e skijimit “Brezovica” është e hapur për dashamirët e skijimit gjatë gjitha stinëve të vitit, ku në verë, sipërfaqja e mbuluar me borë zvogëlohet por prapë lë mundësin e shfrytëzimit. Kjo qendër po ashtu posedon disa hotele cilësore të kategorive më të larta.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih