Lajme
Investitorët e Bitcoinit brenda një dite humbin 25 miliardë dollarë
Bitcoin ka pësuar një rënie prej 18 për qind brenda një jave, pasi kriptovaluta më e madhe pësoi një tjetër “rrëshqitje” prej 50 për qind të vlerës, nga niveli më i lartë.
Nga kjo rënie e shpejtë ka bërë që brenda një dite shumë investitorë të humbin 25 miliardë dollarë.
Rritja e shpejtë e kriptovalutave ka shndërruar investitorë të guximshëm në milionerë dhe në disa raste edhe miliarderë.
Lajmet e përhapjes së këtyre shkëmbimeve financiare, veçanërisht në tregjet aziatike, i dha një shtysë të madhe Bitcoinit, Ethereum dhe Dogecoin.
Kohëve të fundit, qeveria kineze kishte lëshuar një urdhër që bllokon transaksionet e kriptovalutave për bankat vendore. Ndërkohë, shefi ekzekutiv i Teslas dhe SpaceX, Elon Musk, pas interesimit të tij fillestar, ka mohuar zyrtarisht që Bitcoin mund të përdoren së shpejti për të blerë veturat e tija elektrike.
Një goditje e rëndë për këto kriptovaluta, që kanë pësuar të gjitha rënie domethënëse, ka tkurrur pasurinë e disa prej investitorëve kryesorë në këtë fushë.
Sipas revistës Forbes, vëllezërit Tylor dhe Cameron Winklevoss mund të kenë humbur në pak ditë më shumë se 2 miliardë dollarë nga platforma e tyre Gemini.
I njëjti fat ka ndodhur edhe me Sam Bankman-Fried, ku nga 16 miliardë dollarë ka rënë në 10 miliardë, por edhe themeluesve të platformës Coinbase, Brian Armstrong dhe Fred Ehrsam, që kanë humbur rreth 30 për qind të vlerës së sipërmarrjes së tyre, që në muajin prill të këtij viti vlente 65 miliardë dollarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor