Shqipëria
Investimet turke në Shqipëri janë dyfishuar dekadën e fundit
Turqia është investitori i pestë më i madh tregtar i Shqipërisë, pas Holandës, Zvicrës, Kanadasë dhe Italisë.
Investimet e saj janë dyfishuar dekadën e fundit, me qarkullim vjetor 3.7 miliardë euro dhe me stok 1.2 miliardë euro deri në muajin qershor. Ato janë të shtrira në sektorin bankar, telekomunikacion, metalurgji, ndërtim, arsim dhe shëndetësi.
Sipas bilancit në Qendrën e Biznesit, sot operojnë mbi 600 kompani me kapital turk dhe në to janë të punësuar rreth 15 mijë njerëz, transmeton ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Turqia është gjithashtu një treg i madh për Shqipërinë dhe zë rreth 7% të vëllimit.
Vitin e kaluar, Shqipëria ka blerë atje 830 milionë euro mallra dhe ka shitur produkte që kanë kushtuar 50 milionë euro. Bilanci tregtar është dyfishuar gjatë 5 vjetëve të fundit, dhe dy vendet aspirojnë që ta çojnë në 1 miliard euro në vitin 2025.
Raportet politike mes dy vendeve kanë qenë pozitive këtë dekadë, veçanërisht edhe nga një miqësi e ngushtë krijuar mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Rexhep Taip Erdogan, të cilët në agjendat e tyre zyrtare në Ankara e Tiranë kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje bashkëpunimi.
Vetë qeveria turke i kushton një rëndësi të madhe ruajtjes së objekteve historike nga periudha osmane, të cilat pasqyrojnë kulturën tonë të përbashkët, dhe në vendin tonë ka ndjekur 500 projekte restaurimi me vlerë afërsisht 20 milionë euro përmes TIKA.
Nga ana tjetër, qeveria shqiptare mirëpret që korporatat turke të zgjasin aktivitetin e tyre, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe turizmit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë Drejtuesja politike e PD të Shqipërisë për Diasporën, Jozefina Topalli po qëndron në New York të...
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
-
Një rrugë në Filadelfia të SHBA-së merr emrin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”
-
Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Spanjë 32-vjeçari shqiptar
-
Itali: Shpërthen fabrika e fishekzjarreve, humbin jeten 2 motra dhe një 18-vjeçar shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor Të mërkurën, Këshilli Federal vendosi hyrjen në fuqi të urdhëresës përkatëse për 1 janar 2025, ashgu...
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025
-
Shumica e zviceranëve nuk i pëlqejnë masat shtrënguese të qeverisë së tyre