Kosova
Investimet nga diaspora temë diskutimi në Kosovë
Mbi këtë temë u bisedua në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me Ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi
Kompletimi i akteve nënligjore për Ligjin e Investimeve Strategjike duhet të shihet me prioritet nga ana e Qeverisë ashtu që ligji i cili ka krijuar shumë pritje nga ana e investitorëve strategjik të mund t’i shërbejë qëllimit për çka është aprovuar. Ky konkluzion doli nga tryeza e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me Ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi.
Gashi, deklaroi se Ministria që ai drejton do të vazhdojë të ketë bashkëpunim të ngushtë me rrjetet e bizneseve të diasporës anembanë botës me qëllim të inkurajimit dhe lehtësimit të investimeve të tyre në Kosovë. Ai po ashtu ka thënë se duhet të punohet me ritëm të shtuar në kompletimin e infrastrukturës ligjore për investimet strategjike, duke shtuar se kjo bëhet më e nevojshme për shkak të interesimit të madh që kanë shfaqur investitorët potencialë seriozë të huaj për investime në fusha të ndryshme. Ai sqaroi objektivat e ligjit dhe kriteret në bazë të të cilave një investitorë, i huaj apo vendor, mund të fitojë statusin e investitorit strategjik, si dhe përfitimet të cilat dalin nga një status i tillë.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka shprehu gatishmërinë e komiteteve përkatëse brenda kësaj organizate për ofrimin e kontributit konkret në draftimin e udhëzimeve administrative që duhet të rregullojnë funksionalizimin e Ligjit mbi Investimet Strategjike. Ai shprehu mendimin e tij se duhet bërë një ndarje e qartë e autoritetit ndërmjet Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, e cila ka qenë sponsorizuese e ligjit në fjalë.
Bizneset e pranishme në tryezë shprehen komentet dhe rekomandimet e tyre për implementimin më të efektshëm të ligjit por edhe tërheqjes së investimeve nga diaspora.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?