Zhvillim
Investimet më të mëdha vijnë nga diaspora në blerjen e banesave
Vitin e kaluar Kosova nuk ka pasur asnjë investim të jashtëm që do të mund të sillte punësim. Kështu të paktën flasin të dhënat e strukturës së investimeve. Nga 305.2 milionë që thuhet të jenë investuar në periudhën janar-tetor, pjesa dërmuese është në blerjen e patundshmërive nga mërgimtarët, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Në konferencën e së martës kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se investimet po rrezikohen për shkak të situatës politike, konkretisht protestës së opozitës.
Por, sa në të vërtetë kanë qenë investitorët e huaj të interesuar për tregun kosovar një vit më parë? Në përgjigjen dhënë KTV-së nga Agjencia për Investime dhe përkrahjen e ndërmarrjeve në Kosovë, nga janari deri në tetor të vitit të kaluar ka pasur investime të jashtme, vlera e të cilave ka arritur në 305.2 milionë euro.
Por, struktura e këtyre investimeve flet se pjesa dërmuese e këtyre milionëve janë investuar në blerje të banesave nga mërgimtarët tanë në Zvicër.
Nga 305 milionë, vetëm 8.5 milionë euro janë investuar në industri.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik