Zhvillim
Investimet e huaja në Shqipëri bien për 11.6 %
Duke iu referuar të dhënave, investimet e huaja direkte në Shqipëri arritën në 418 milionë euro (rreth 468 milionë dollarë amerikanë) në gjysmën e parë të vitit 2016
Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë pësuar një rënie prej 11.6 % në gjysmën e parë të vitit 2016, krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë, ka bërë të ditur Banka Qendrore e Shqipërisë, shkruan albinfo.ch.
Duke iu referuar të dhënave, investimet e huaja direkte në Shqipëri arritën në 418 milionë euro (rreth 468 milionë dollarë amerikanë) në gjysmën e parë të vitit 2016.
Sipas ekspertëve shqiptarë të Bankës Qendrore, rënia ishte për shkak të performancës negative të tremujorit të parë, ku kishte vetëm 157 milionë euro investime, ndërsa në tremujorin e dytë, investimet janë përmirësuar në 261 milionë euro.
Banka e Shqipërisë informoi se hyrjet në formën e investimeve direkte kanë qenë kryesisht të përqendruara në sektorin e energjisë (rreth 60 për qind), të naftës (15 për qind), financiare ndër-ndërmjetësimit (10 për qind), ndërtimit (4 për qind) dhe në sektorin e telekomunikacionit (2 për qind).
Ndërsa,rritja më e madhe është regjistruar në rrjedhën e investimeve në sektorin e energjisë, tha banka.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?