Kosova

Investimet e huaja direkte arritën në 287.8 milionë euro

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar Investimet e Huaja Direkte (IHD), arritën vlerën prej 287.8 milionë euro dhe shënuan një rritje vjetore prej 30.8 përqind.

“Vetëm në TM4 2017, IHD-të në Kosovë ishin në nivelin prej 73.7 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 103.0 përqind. Rritja e IHD-ve në këtë periudhë reflekton, përveç fluksit më të lartë të hyrjes së IHD-ve, edhe shpërndarjen më të ulët të dividendës krahasuar me vitin 2016”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.

Sipas BQK-së në kuadër të strukturës së IHD-ve, me rritje u karakterizua kapitali dhe fondi i investimeve në aksione, ndërsa investimet në instrumente të borxhit shënuan rënie, përcjell albinfo.ch.