Shqipëria
Investimet amerikane në Shqipëri, potencial në rritje
Sot, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, përmes një postimi në “Twitter” vuri theksin te investimeve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Ajo është shprehur se këto investime arrihen kur luftohet korrupsioni, ndërsa shtoi se është e domosdoshme që të kemi në vend gjykata të pastra në rast mosmarrëveshjesh.
Sipas saj, Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik që duhet vlerësuar.
“Duke pritur për më shumë punë me Shqipërinë dhe autoritetet e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri për të rritur investimet amerikane në Shqipëri. Esenciale për të pasur rregulla të qarta që zbatohen për të gjithë, gjykata të pastra në rast mosmarrëveshjesh, të drejta, të besueshme pronësie, transparencë në prokurimin publik. Tetorin e kaluar ne vendosëm kuadrin për një bashkëpunim më të madh ekonomik mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Investimet amerikane do të rriten, ndërsa korrupsioni & pengesat e tjera do të hiqen. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik që duhet vlerësuar dhe zhvilluar plotësisht”, shkruan Kim.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës